Sport

VIDEO / Mançini përplaset me tifozët arabë pas barazimit me Bahreinin!

Humbja 2-0 e pak ditëve më parë ndaj Japonisë dhe barazimi i djeshëm ndaj Bahreinit, kanë zhytur në krizë skuadrën kombëtare arabe, e cila në renditjen e kualifikueseve të Azisë për Kupën e Botës 2026.

16 Tetor 2024, 17:10 Nga DOSJA
VIDEO / Mançini përplaset me tifozët arabë pas barazimit

ARABI SAUDITE - Roberto Mancini përfundon nën akuzë. Barazimi zhgënjyes pa gola të martën në mbrëmje në Ryad ndaj Bahreinit, nuk u prit mirë nga tifozët vendas, të cilët ”shigjetuan” timonierin e skuadrës së tyre.

Humbja 2-0 e pak ditëve më parë ndaj Japonisë dhe barazimi i djeshëm ndaj Bahreinit, kanë zhytur në krizë skuadrën kombëtare arabe, e cila në renditjen e kualifikueseve të Azisë për Kupën e Botës 2026, ka “rrëshqitur” në vendin e 3 të Grupit C, duke qenë jashtë kualifikimit direkt, ose 2 vendeve të para të grupit, që mbahen për momentin nga Japonia dhe Australia.

5 pikë në 4 ndeshjet e fundit, këto janë numrat e kombëtares së Arabisë Saudite, të cilat nuk bindin tifozët, të cilët kontestuan ashpër teknikun Roberto Mancini.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll