Aktualitet

U vendos në pranga pak ditë më parë në Athinë/ Telefoni i Armiol Rrasës zbulon lidhjet e shqiptarit me mafian greke, 39-vjeçari i arrestuar 12 herë në Greqi

Mësohet se policia greke ka zbuluar lidhje të dyshimta në telefonin e Rrasës. Sipas raportimeve lidhjet kanë të mbëjenë me të ashtuquajturën “Mafia greke”. Celulari i tij duket se ka “kontakte” me persona që dyshohet se janë lart në hierarkinë e grupeve të gjobëvënies në Greqi.

16 Tetor 2024, 10:27 Nga N.F
U vendos në pranga pak ditë më parë në Athinë/
Armiol Rrasa

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 39-vjeçarit shqiptar, Armiol Rrasa pak ditë më parë në Athinë. Mësohet se policia greke ka zbuluar lidhje të dyshimta në telefonin e Rrasës. Sipas raportimeve lidhjet kanë të mbëjenë me të ashtuquajturën “Mafia greke”.

Celulari i tij duket se ka “kontakte” me persona që dyshohet se janë lart në hierarkinë e grupeve të gjobëvënies në Greqi. Oficerët e sektorit kundër gjobëvënieve në policinë e Athinës po hetojnë se ku do të përfundonte sasia e tritolit, për kë po e transportonte 39-vjeçari dhe nëse do të përdorej në shpërthime të natyrës zhvatëse.

Ndërkohë është zbuluar dhe arsyeja pse ai u arrestua në 2008 dhe u lirua në 2015 edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. Konkretisht Rrasa është arrestuar pasi është kapur me 4 kg heroinë dhe 40 kg marijuanë. Ai është dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, ndërsa ka qenë apeli ai që i ka dhuruar lirinë.


Armiol Rrasa i njohur si “Ari” rezulton i arrestuar 12 herë në Greqi, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rrasa u arrestua të premten në Athinë teksa kishte fshehur në sedilet e pasme të makinës 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli. Gjithashtu në pranga u vendos edhe një grua 33-vjeçare shqiptare e cila ndodhej më Rrasën. Sa i takon lëndës eksploziv, tritol të gjetur në mjetin e shqiptarëve janë gjetur edhe dy ndezëse. Automjeti është fuoristradë “Volkswagen” ndërsa arma e zjarrit është pistoletë tip TT.

Precedentët e tij:


09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (iu gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – iu ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – iu ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.

 

armiol rrasa greqi mafia greke

Sondazh

Poll