Aktualitet

Aksident në Vlorë, 61- vjeçarja përplaset nga një automjet, arrestohet drejtuesi

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

16 Tetor 2024, 09:21 Nga M.B
Aksident në Vlorë, 61- vjeçarja përplaset nga një
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një aksident ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm ku 61-vjeçarja me iniciale F. B. Është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se 31-vjeçari me iniciale K. B. duke drejtuar automjetin tip “Benz”, rreth orës 08:05, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka përplasur 61-vjeçaren.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.

vlora

Sondazh

Poll