Aktualitet

Ankorohet në Shëngjin anija me emigrantët e parë, Policia e Shtetit: Janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare

Po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se pas procedurave në qendrën e pritjes në Shëngjin, 16 emigrantët të cilët janë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.

16 Tetor 2024, 08:53 Nga M.B
Ankorohet në Shëngjin anija me emigrantët e parë, Policia e
Anjija

LEZHA- Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit ndërsa Policia e Shtetit njofton se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

Po ashtu në njoftimin e policisë thuhet se pas procedurave në qendrën e pritjes në Shëngjin, 16 emigrantët të cilët janë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.

Policia e Shtetit:

Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

emigrantet

Sondazh

Poll