Aktualitet

FOTO/ Emigrantët e parë mbërrijnë nga Italia në Shqipëri, anija “Libra” ankorohet në portin e Shëngjinit

Kjo anije u nis më 14 tetor në brigjet e Lampedusa dhe do të ankorohet sot me grupin e parë të refugjatëve në portin e Shëngjinit.

16 Tetor 2024, 07:56 Nga M.B
FOTO/ Emigrantët e parë mbërrijnë nga Italia në
Anjija

LEZHA- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri emigrantët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni. Nga foto shihet anija ushtarake 'Libra', e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit.

Kjo anije u nis më 14 tetor në brigjet e Lampedusa dhe do të ankorohet sot me grupin e parë të refugjatëve në portin e Shëngjinit. Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona dhe janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi. 

Pak ditë më parë u vendosën në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane. Sipas protokollit, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh. Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, ndryshe do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

 

 

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll