Aktualitet

FOTO/ "Motrën e ka marr malli që tani për ty!" Vëllai u vetëvra me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj bën dedikimin prekës: Dashuria do të vdes bashkë me mua...

Kjo e fundit në profilin e saj në rrjetet sociale ka vendosur edhe shiritin e zi dhe pak orë më pas ka bërë dy postime.

16 Tetor 2024, 07:36 Nga M.B
FOTO/ "Motrën e ka marr malli që tani për ty!"
Sheila Haxhiraj dhe vëllai i saj

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, 37-vjeç, qëlloi veten me armë zjarri në banesën e tij në Qytetin Studenti dhe ndërroi jetë në spital disa orë më pas. 

I ndjeri është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Kjo e fundit në profilin e saj në rrjetet sociale ka vendosur edhe shiritin e zi dhe pak orë më pas ka bërë dy postime. Me anë të disa fotove familjare, Sheila kujton të vëllanë e ndjerë duke shkruar me pikëllim se që tani ndjen mall për të. 

“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ENGJELLI më i bukur i parajsës, motrën e ka marr malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua perjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vëllai im”, shkruan Sheila.

Po ashtu në një postim në Instastory Sheila njofton se ceremonia mortore do të kryhet sot dhe se varrimi do të bëhet në varrezat e Sharrës në orën 13:00.

FOTO/ "Motrën e ka marr malli që tani për ty!"

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)

sheila haxhiraj

Sondazh

Poll