16 Tetor 2024, 10:05
Nga N.F
Arrestimi i Nazif Musait
FIER- Prokuroria e Fierit ditën e sotme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 77-vjeçarin Nazif Musai në akuzë për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’. Musai vrau vëllain e tij, Aziz Musai më 6 mars të këtij viti në fshatin Çukas i Vjetër të Lushnjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre për një rrugë ku kalonin. Konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkaqe pronësie. Sipas policisë, fillimisht viktima ka goditur me sëpatë vëllanë e tij Nazif Musain 77 vjeç. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri. Pas kësaj 57-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin N.M., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 06.03.2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve N.M dhe A.M, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie.
Gjatë këtij konflikti, i pandehuri N.M, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, viktimës A.M, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.
prokuroria e fierit nazif musai
Aktualitet
16 Tetor 2024, 10:08
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Autoritetet kanë zhvilluar një aksion kontrollesh në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 09:48
M.B
Foto ilustruese
KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz nga ku mësohet se rreth orës 08:15, drejtuesi i...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 09:29
M.B
Amija
LEZHA- Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar të mërkurën në portin e Shëngjinit në Shqipëri, du...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 09:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Një aksident ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm ku 61-vjeçarja me iniciale F. B. &...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 08:53
M.B
Anjija
LEZHA- Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit ...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 07:56
M.B
Anjija
LEZHA- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri emigrantët e parë të kapur në bregdetin i...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 07:36
M.B
Sheila Haxhiraj dhe vëllai i saj
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku punonjësi...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 07:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pritet që vitin e ardhshëm të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen t&eu...
Aktualitet
16 Tetor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si r...
Aktualitet
15 Tetor 2024, 22:05
r.ll
sheila dhe henri haxhiraj
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Punonjësi i Gardës s...