Sport

Foto/Rrahmani gjen akordin me klubin e madh italian, Partizani si palë e tretë “fërkon duart”

19 Dhjetor 2019, 21:09 Nga DOSJA
Foto/Rrahmani gjen akordin me klubin e madh italian, Partizani si palë e

ITALI- Në Napoli e bëjnë fakt të kryer. Amir Rrahmani mbrojtësi i Veronës dhe i Kombëtares së Kosovës, ka gjetur akordin për t’u bërë futbollisti më i ri i Napolit. Tashmë duhet bindur klubi veronez sa i përket marrëveshjes ekonomike, teksa oferta e presidentit De Laurentis fillon me 12 milionë euro. Shifër e kënaqshme për presidencën e Veronës, pasi për të marrë Rrahmanin nga Dinamo e Zagrebit klubi pagoi vetëm 1.2 milionë.

 

 

Nëse ky transferim finalizohet me sukses atëherë edhe Partizani pritet të përfitojë si palë e tretë. Kujtojmë që 25 vjeçari ishte pjesë e skuadrës së kuqe për dy sezone,(2013-2015) dhe mbrojtësi u formua te klubi kryeqytetas, me Partizanin që pritet të fitojë 100 mijë euro.

Rrahmani shihet si alternativa më e mirë për të zëvendësuar Kulibalin, i cili u dëmtua dhe pritet të mungojë gjatë.

(E. Ç/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport amir rrahmani napoli rrahmani tek napoli amir rrahmani napoli rrahmani tek napoli

Sondazh

Poll