Sport

FOTO/ Pishinë, kinema e palestër, pamjet brenda apartamentit luksoz të Cristiano Ronaldos që kushtoi 7.2 mln €

20 Dhjetor 2019, 06:55 Nga DOSJA
FOTO/ Pishinë, kinema e palestër, pamjet brenda apartamentit luksoz

PORTUGALI- Futbollisti i njohur Crisitiano Ronaldo ka shtuar në koleksionin e tij një tjetër super shtëpi luksoze. Këtë herë Ronaldo ka vendosur që të investojë në vendin e tij, pasi apartamenti është blerë në Lisbonë me një vlerë 7.2 milionë Euro.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamje nga brenda banesës, ku gjithçka duket magjike, pasi dhe vlera e blerjes është një rekord.

Blerja daton rreth një vit më parë, por vetëm dje janë bërë publike pamjet brenda saj. Kjo supër shtëpi është në katet e fundit të një pallati luksoz dhe ka një sipërfaqe prej 288 metra kator.

Tre suita, dhoma e ndenjes, dhoma e ngrënies, banjë me sauna e xhakuzi, palestër, kinema janë vetëm disa nga komoditetet e apartamentit luksoz i cili, megjithatë, do të jetë i disponueshëm vetëm nga shkurti i 2021, pasi futbollisti kërkoi disa ndryshime që nuk ishin shumë të thjeshta për t’u bërë.

Kjo është banesa e radhës që shtohet në koleksionin e Ronaldos, pasi më herët ka bërë dhe investime të tjera, por nuk kapin këtë vlerë marramendëse.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport apartamenti luksoz cristiano ronaldo pasuria e ronaldos apartamenti luksoz cristiano ronaldo pasuria e ronaldos

Sondazh

Poll