Sport

Arbitri që është caktuar për Inter-Genoa është i biri i “kokës” së Calciopolit/ Irritohen tifozët zikaltër

19 Dhjetor 2019, 20:45 Nga DOSJA
Arbitri që është caktuar për Inter-Genoa është i

ITALI- Inter-Juventus, ka prodhuar rivalitet jo vetëm në fushën e lojës por edhe në tribuna. Raportet mes dy tifozërive vazhdojnë të jenë të tensionuara, madje tifozët e Interit kanë ngritur një “konspiracion”. Në ndeshjen e fundjavës që zikaltrit do të luajnë ndaj Genoas, gjyqtar i takimit është caktuar Luka Paireto. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por nëse kthehesh pas në kohë, pikërisht në periudhën e “Calciopolit” del që gjyqtari është djali i Pierluixhi Paireto, i cili ishte disenjatori i gjyqtarëve në periudhën e “Calciopoli” dhe u përfshi në çështjen e atëhershme si një nga të akuzuarit kryesorë për mbështetjen e sistemit të Moxhit. Por ajo që e bën më të ndezur këtë caktim, është fakti se vëllai i tij, Alberto, është aktualisht një punonjës i Juventusit.

Kjo ka acaruar tifozët e Interit të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë nisur menjëherë protestën dhe janë shprehur se caktimi i këtij gjyqtari vendosur qëllimisht nga Federata për të dëmtuar Interin.

(E. Ç/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter-juventus irritohen tifozët zikaltër luka paireto seria a inter-juventus irritohen tifozët zikaltër luka paireto seria a

Sondazh

Poll