Sport

Disiplina me dorë të hekurt, përjashtohet Shkumbini! Ja masat për futbollistët e tjerë

19 Dhjetor 2019, 16:35 Nga DOSJA

Komisioni i Disiplinës ashtu sikurse pritej “ka goditur” Shkumbinin ekip që militon në Kategorinë e Parë.

Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që ekipin peqinas ta përjashtojë nga çdo aktivitet futbollistik, për këtë sezon. Gjithashtu Shkumbinit duhet të paguajë gjobë me masën 1.000.000 lekë.

Si pasojë e kësaj Shkumbini bie në Kategorinë e Dytë dhe humbet në tavolinë ndeshjen ndaj Dinamos. Komisioni ka menduar edhe për dënimet individuale. Andi Bakiasi për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, është dënuar me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik. Dënim të ashpër edhe për futbollistët e Teutës dhe Partizanit, të përfshirë në zënkën mes tyre.

JA TË GJITHA VENDIMET:
1. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në bazë të nenit 28 të KDS, zbritjen e KF Shkumbini në një kategori më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.
Në bazë të nenit 57/2 të KDS, KF Shkumbini, humbet ndeshjen kundër KF Dinamo, në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.
2. Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.
3. Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Lojtari i KF Partizani, Ëilliam Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. KF Besëlidhja për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Lekë. Ne aplikim të Nenit 116/1/a te KDS ne masën 50 %
8. KF Turbina për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/4/b të KDS dënohet me zhvillim e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhune gjobe shkumbini-dinamo dhune gjobe shkumbini-dinamo

Sondazh

Poll