Politike

"Këmbëngul për zgjerim!" Ministri i jashtëm hungarez: Vendet anëtare që e përmendim unanimitetin si pengesë të zgjerimit, kërkojnë justifikime

Ai shtoi se nëse do i duhet të emërtojë hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE, ai tha se zgjerimi është në krye.

15 Tetor 2024, 10:45 Nga M.B
"Këmbëngul për zgjerim!" Ministri i jashtëm
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, tha në konferencën për shtyp se heqja dorë nga kushti i unanimitetit do çonte në shkatërrimin e BE. Ai shtoi se nëse do i duhet të emërtojë hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE, ai tha se zgjerimi është në krye. Sipas tij, tashmë kanë mundësi unike, ndaj ka këmbëngulur në anëtarët e rinj.

"Heqja dorë nga kushti i unanimitetit do çonte në shkatërrimin e BE, nëse do eleminohej, do të ndikonte, do ulte rolin e vendeve të mesme dhe të vogla. Puna e tyre do jetë të thonë vetëm PO. Nuk është rastësore pse funksionimi i BE është mbështetur në traktate.

Ato vende anëtare që e përmendim unanimitetin si pengesë të zgjerimit, thjesht po kërkojnë justifikime. Nëse do më duhet të emërtoj hapësirën ku hipokrizia është në krye në BE, zgjerimi është në krye. Po përpiqemi që ata që thonë ndryshe pas dere, të thonë të njëjtën gjë sit ë gjithë,

Komisioni ka qenë i qartë, se konfigurimi aktual është përsosshmërisht në gjendje të mirëprësë anëtarë të rinj. E shohim zgjerimin si diskutime paralele dhe duhet t’i ruajmë kështu, në të kundërt do jemi si të thuash në kërkim të shpirtit. Kemi mundësi unike para nesh, ndaj kam këmbëngulur në anëtarët e rinj. MFF të re nga 2027,për të qenë në gjendje për anëtarë të rinj", tha 

peter szijjarto

Sondazh

Poll