Aktualitet

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik ankimon vendimin për Prokurorin Besim Hajdarmatajn

20 Dhjetor 2019, 14:04 Nga DOSJA
KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri publik ankimon vendimin

TIRANË- Komisioneri publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Besim Hajdarmataj. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të vendosë ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.

Në njoftim thuhet se Komisioneri Publik vlerësoi se vendimi për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.Pak ditë më parë ONM i kërkoi IKP ankimimin për Hajdarmatajn.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.

Kush është Besim Hajdarmataj?

Besim Hajdarmataj ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Por më 2018 ai u shkarkua nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga  kryeprokurorja Arta Marku, dhe në vend të tij u vendos Donika Prela. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë  pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ankimimi i vendimit per besim hajdarmatajn besim hajdarmataj kalon vettingun besim hajdarmataj komisioneri publlik ankimimi i vendimit per besim hajdarmatajn besim hajdarmataj kalon vettingun besim hajdarmataj komisioneri publlik

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 13:53

Shqipëria merr kryesinë e OSBE për vitin 2020

TIRANË- Njoftimi zyrtar vjen nga Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, e cila i referohet një postimi në Facebook të Ministrit të Jashtëm ...

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 12:09

TIRANË- Një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës. Sipas njoftimit të Po...