Aktualitet

U shkarkuan se lejuan kultivimin e kanabisit, komandohen drejtuesit e rinj në Komisariatin e Librazhdit (EMRAT)

20 Dhjetor 2019, 13:03 Nga DOSJA
U shkarkuan se lejuan kultivimin e kanabisit, komandohen drejtuesit e rinj

LIBRAZHD– Shefi i ri i komanduar i Komisariatit të Librazhdit është Bukurosh Teqja, e cili u emërua na detyrë pas pezullimit të Bedri Hasanajt.

Ky i fundit së bashku me 9 punonjës të tjerë të policisë akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit.

Përveç Teqjes në Komisariatin e Librazhdit janë komanduar edhe Leonard Allkja në postin e shefit të Krimeve dhe Henri Ruçi si shef Rendi.

Ditën e djeshme 10 efektivë policie u pezulluan nga detyra në Librazhd pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë pezulluar nga detyra: Bedri Hasanaj, Shefi i Komisariatit në Librazhd dhe Armand Koni,  shefi i krimev. Bashkë me ta janë pezulluar edhe 8 efektivë të tjerë, specialistë e shefa seksionesh.

DOSJA.al raportoi më 5 nëntor 2019 se ishin vënë nën hetim një sërë zyrtarësh të policisë në Elbasan. Ata u akuzuan se kishin marrë më shumë se 50 mijë euro për të lejuar mbjelljen e rrënjëve të kanabisit në fshatin Ostren.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bedri hasanaj bukurosh teqja kanabis ne librazhd kultivim kanabisi ne ostren bedri hasanaj bukurosh teqja kanabis ne librazhd kultivim kanabisi ne ostren

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 12:09

TIRANË- Një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës. Sipas njoftimit të Po...