Sport

FIFA i kërkon Arabisë Saudite respektin e të drejtave të njeriut, si kusht për organizimin e Kupës së Botës 2034...

Një grup ekspertësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut i kërkuan FIFA-s të premten të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut përpara se t'i jepet Arabisë Saudite zyrtarisht Kupa e Botës 2034.

12 Tetor 2024, 12:00 Nga DOSJA

FIFA i kërkon Arabisë Saudite respektin e të drejtave të

ZVICER - FIFA është nën presion dy muaj përpara se të konfirmojë dhënien e Kupës së Botës 2034 për Arabinë Saudite. Qeverisë së futbollit iu kërkua përsëri këtë të premte që të lejojë një rishikim të pavarur të çështjeve të të drejtave të njeriut për turneun, siguron Associated Press.

Një grup ekspertësh të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, së bashku me aktivistët sauditë jashtë vendit, duan që FIFA të përfshijë rishikime të vazhdueshme dhe një klauzolë të mundshme përfundimi në kontratën e organizimit të Kupës së Botës 2034.

“Nuk ka më justifikime” që nga Kupa e Botës 2022 në Katar

Ekspertët e konsultuar drejtuan gishtin drejt Kupës së Botës që u zhvillua në Katar në fund të vitit 2022. Një konkurs, organizimi i të cilit u dha në vitin 2010, pa asnjë vlerësim real për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut. 

"Nuk ka më justifikime tani,"- tha avokati britanik Rodney Dixon, duke folur për Associated Press. "Nëse kjo do të thotë se ata duhet të bëjnë një lloj tjetër marrëveshjeje në dhjetor, kjo është ajo që duhet të bëjnë”.

Kontratat për organizimin e Kupës së Botës do të nënshkruhen pas vendimit të 11 dhjetorit nga më shumë se 200 federata anëtare të FIFA-s në një takim online. Pas tërheqjes së vonë të Australisë, Arabia Saudite është kandidati i vetëm për Kupën e Botës 2034.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll