Sport

Ishin nga Shqipëria dhe Rumania... Gjashtë të plagosur në përleshjen mes punëtorëve në kantierin e ndërtimit të Camp Nou-ut!

Gjashtë persona u plagosën lehtë pas një përleshjeje që përfshinë 20 deri në 30 punëtorë që punonin në kantierin e ndërtimit në Camp Nou këtë të premte. FC Barcelona nuk ka reaguar ndaj këtij informacioni.

12 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Ishin nga Shqipëria dhe Rumania... Gjashtë të plagosur në

SPANJE - Disa punëtorë që punonin në kantierin e ndërtimit të Camp Nou, stadiumi i FC Barcelona në rinovim, u përfshinë në një përleshje të dhunshme të premten, tha një burim i policisë katalanase për AFP.

Sipas El Pais, oficerët morën një telefonatë në orën 14:30 duke i njoftuar për përleshjen e madhe. Gjashtë persona u plagosën lehtë, pas një përleshjeje, ku u përfshinë 20 deri në 30 punëtorë, sipas të njëjtit burim, i cili konfirmoi se nuk ishte bërë asnjë arrestim dhe se askush nuk kishte bërë denoncim deri më tani.

Raportohet se shumica e punëtorëve vijnë nga Shqipëria dhe Rumania dhe janë punësuar nga një kompani që ka nënkontraktuar punën. Mediat spanjole tregojnë se disa punëtorë ndërtimi përdorën shtylla druri, si armë gjatë përleshjes dhe se të përfshirët u pushuan nga punëdhënësi i tyre, një kontraktor i jashtëm i porositur nga Barça për të rinovuar stadiumin.

Klubi katalanas, i cili nuk ka komunikuar për këtë çështje, është zotuar të kthehet në Camp Nou para fundit të vitit 2024, por ende nuk ka caktuar një datë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????? ???????????????????????????????????? (@forblaugrana)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll