Sport

Bielsa beson, se "kritikat" e Luis Suarez nuk e kanë lëkundur autoritetin e tij...

Trajneri argjentinas përjashtoi mundësinë që lojtarët të jenë kundër tij, pas humbjes së Uruguajit kundër Perusë

12 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Bielsa beson, se "kritikat" e Luis Suarez nuk e kanë

URUGUAJI - Pas kritikave të ashpra të Luis Suarez ndaj tij, Marcelo Bielsa deklaroi se autoriteti i tij në krye të skuadrës uruguaiane është "ndikuar në një farë mënyre", por ai garantoi se përgatitja për ndeshjen që humbën 1-0 kundër Perusë nuk kishte lidhje me këtë.

Bielsa pranoi se përgjigja që gjeti nga lojtarët përballë duelit ishte “e njëjta” si gjithmonë. Ai vuri në pah “përkushtimin bujar” në një ndeshje, e cila sipas tij duhej të përfundonte me barazim.

“Përkushtimi i skuadrës ishte shumë bujar, pavarësisht se si luajtëm. Mendoj se ajo që ndodhi gjatë javës nuk e përcakton dhe as nuk e shpjegon, nuk e lidh me mënyrën se si luajtëm dhe as nuk mendoj se ka pasur efekt, edhe pse ka qenë një javë me shumë bujë”, tha Bielsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Polemika me Luis Suarez…

Në këtë mënyrë ai iu referua polemikës së nisur, pasi Suarez tha në një intervistë për programin DSports 'De Fútbol Se Habla Así', se Bielsa kishte sjellje të këqija me lojtarët në skuadër.

Në intervistën në fjalë, ai theksoi se kishte futbollistë që i kërkuan argjentinasit "të paktën t’u thoshte mirëmëngjes", ai vuri në dukje se nuk duhet të jetë çudi nëse më shumë futbollistë heqin dorë nga të luajturit për Uruguajin dhe siguroi se ka punëtorë të lidhur me kombëtaren që nuk e shijojnë punën e tyre.

Ai shtoi, se para Kupës së Amerikës, ai foli për pesë ose gjashtë minuta me Bielsën për disa tema dhe se trajneri u kufizua të përgjigjet: “Faleminderit shumë, Luis”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll