Sport

Scaloni arrin 80 ndeshje si trajner i Argjentinës, vetëm Stabile është përpara tij...

Ai ka kaluar kështu emra të njohur si Cesar Luis Menotti dhe Carlos Salvador Bilardo (79), ndërsa kishte kaluar më herët Alfio Basile (76) dhe Marcelo Bielsa (69).

12 Tetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Scaloni arrin 80 ndeshje si trajner i Argjentinës, vetëm Stabile

ARGJENTINE - Ai sigurisht e ka imagjinuar të festojë ndryshe, por Lionel Scaloni ka hyrë edhe më shumë në historinë e futbollit argjentinas, pas ndeshjes së luajtur kundër Venezuelës.

Barazimi 1-1 për kampionët në fuqi të botës nuk e lë në hije atë që u arrit në 79 ndeshjet e mëparshme: Scaloni u bë kështu trajneri i dytë me më shumë paraqitje në historinë e Albicelestes.

Përpara tij është vetëm Guillermo Stabile, një ish-futbollist i Genovas dhe Napolit, i cili drejtoi kombëtaren në 124 ndeshje, nga viti 1938 deri në vitin 1960.

Lionel Scaloni kaloi kështu emra të njohur si Cesar Luis Menotti dhe Carlos Salvador Bilardo (79), ndërsa kishte kaluar më herët Alfio Basile (76) dhe Marcelo Bielsa (69).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll