Sport

Capello kujton të "Pamposhturit” e tij dhe thumbon Milanin: “Ne e dinim se kush do t’i ekzekutonte penalltitë...”

Ish-trajneri e ka edhe për Leaon: "Sot është mbushur plot lojtarë të kënaqur. Nuk dua të përmend emra, por po mendoj për një lojtar që emri i nis me L"

12 Tetor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Capello kujton të "Pamposhturit” e tij dhe thumbon Milanin:

ITALI - Në skenën e Festivalit të Trentos është dita e Milanit të të “Pamposhturve”. Mes të pranishmëve ishte edhe trajneri i kohës, Fabio Capello, i cili mes kujtimeve dhe të qeshurave për atë skuadër që dominonte botën, nis një analizë në Milanin e sotëm dhe për Leaon.

“Ne ishim shumë të organizuar, në atë kohë e dinim se kush duhej t’i ekzekutonte penalltitë,”- ishin fjalët e çuditshme të ish-trajnerit, që bëri shaka për mbrëmjen në Firence, ku Theo Hernandez dhe Abraham zëvendësuan Pulisic te pika e bardhë (gabimisht), i caktuar nga Fonseca si realizuesi i parë i penalltisë.

Ata ishin lojtarë fantastikë, por nuk u kënaqën kurrë, por sot bota e futbollit është e mbushur me lojtarë që janë të kënaqur. Nuk dua të përmend emra, por po mendoj për një lojtar, që emri i nis me germën L". 

Capello zgjodhi ironinë për të komentuar humbjen e fundit të Milanit në Firence, por pak ditë më parë në rubrikat e Gazzetta dello Sport ishte shumë më i ashpër në komentin e penalltisë: "Ajo që ndodhi është thjesht e papranueshme.

Kur përgatitet një ndeshje, komunikohen edhe zgjedhjet specifike për goditjet e lira dhe sigurisht, lojtarët nuk mund të bëjnë atë që duan të diktojnë, të marrë topin dhe praktikisht të vendosë në mënyrë të pavarur, se do të jetë ai që do ta ekzekutojë penalltinë e parë...”. 

Gjithashtu nuk munguan kritikat e ashpra edhe ndaj Theo Hernandez. "Një tjetër sjellje jo tipike e Milanit. Kushdo që mban shiritin duhet të jetë lider, simboli i ekipit. Kujtojmë Baresin dhe Maldinin, apo jo? Hernandez, nga ana tjetër, solli vetëm negativitet në grup me qëndrimet e tij."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll