Sport

Një gjerman do të udhëheqë Anglinë? FA po mendon seriozisht për Tuchel...

Thomas Tuchel mund të bëhet kështu trajneri i tretë i huaj në historinë e “Tre Luanëve” pas Sven-Göran Eriksson dhe Fabio Capellos.

12 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Një gjerman do të udhëheqë Anglinë? FA po mendon

ANGLI - Pas lamtumirës me Gareth Southgate, i cili abdikoi pas zhgënjimit të tij të dytë radhazi në Kampionatin Evropian, Anglia vendosi të mbështetej te Lee Carsley, si trajner i përkohshëm, ndërsa pret të identifikojë trajnerin e duhur për të përmbushur një rol kaq delikat.

Sipas informacioneve të raportuara nga Sport Bild, Federata e Futbollit ka vendosur të fokusohet tek një trajner gjerman: Thomas Tuchel, gati për t'u rikthyer në lojë pas eksperiencës së tij jofrymëzuese në stolin e Bayern Munichut.

Ish-trajneri i Chelseat dhe PSG-së, i cili ka kohë që pret shenja nga Manchester United, mund të bëhet kështu trajneri i tretë i huaj në historinë e “Tre Luanëve” pas Sven-Göran Eriksson dhe Fabio Capellos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORT BILD (@sport_bild)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll