Sport

Bajrami: “Preferoj të luaj si numër 10, jemi akoma në garë”

Fantazisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami, foli për Tv Klan, pas humbjes 2-0 ndaj Çekisë në Nations League.

12 Tetor 2024, 00:15 Nga DOSJA
Bajrami: “Preferoj të luaj si numër 10, jemi akoma në

ÇEKI - Bajrami deklaroi se e prisnin që Çekia të ishte agresive nga fillimi, por theksoi se tani vëmendja është te sfida e radhës ndaj Gjeorgjisë, ku synohet një rezultat pozitiv.

Ai tha se roli i preferuar është ai i fantazistit si numër 10, por ai jep maksimumin në çdo pozicion që të luajë.

“E dinim që do e nisnin agresivë ndeshjen. Pësuam gol shumë shpejt. I kishim rastet me mua dhe Asanin. Kemi ndeshjen e dytë. Gjeorgjia humbi dhe jemi akoma në garë.

Na kanë bërë shumë presion. I kishim disa raste. Pas dy ditësh kemi ndeshjen e radhës dhe duam të shënojmë atë që nuk e bëmë sot.

Kështu është futbolli, nuk është se bënë ndonjë gjë më shumë se ne. Vetëm me topa të gjatë dhe shënuan. Nuk është vetëm një pozicion, duhet të bëjmë 3-4 pozicione.

Unë kam luajtur si 10, por nuk kam ndonjë problem nëse luaj në krahë. Unë preferoj të luaj si ‘10’, sepse kjo i mungoi Dakut. Unë jap maksimumin kudo që të luaj, por roli im është si fanatazist”,- deklaroi Bajrami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll