Sport

Daku: “Çekët ishin shumë të inatosur me ne, vitin e kaluar nuk na mposhtën dot”

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 2-0 në transfertë nga Çekia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

12 Tetor 2024, 00:20 Nga DOSJA
Daku: “Çekët ishin shumë të inatosur me ne, vitin e

ÇEKI - Pas sfidës, në një prononcim për Tv Klan, futbollisti i Kombëtares, sulmuesi Mirlind Daku thotë se lojtarët çekë kanë qenë shumë të inatosur me ata, për shkak se vitin e kaluar nuk kanë mundur t’i mposhtin.

Më tej, Daku ka shtuar se me Kombëtaren nuk luan për statistika personale, por për fitore si grup. “Në përgjithësi e kemi ditur që do të ishin shumë të inatosur me ne për shkak se vitin e kaluar nuk na kanë arritur të na mposhtin as në Çeki dhe as në Shqipëri.

Kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar, edhe ne kemi qenë, këto janë pjesë të futbollit. Mendoj se po të ishim me syhapur do të kalonim pa humbur ndeshjen, megjithatë jam krenar që jam pjesë e ekipit dhe çdo ditë po ngrihemi dhe nuk jemi shkel e shko. Çdo skuadër po na e ka frikën”.

A ndikoheni ju nga skema me të cilën luan skuadra jonë?

“Kemi shumë lojtarë kualitativë këtu, nuk ka të bëjë asgjë me taktikat apo formacionin. Të gjithë ne si sulmues duhet të jemi të qetë dhe të presim momentin kur të shënojmë”.

Skuadra a duhet të bënte më shumë për sulmuesin, që ti të dalësh te rastet tuaja?

“Unë këtu nuk luaj për statistika, luaj për Kombëtaren dhe të arrijmë deri te triumfi, për mua nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, unë dua vetëm të fitojmë dhe të ecim para. Duhet të shfrytëzojmë në maksimum të gjitha mundësitë. Dëshira ime është vetëm të fitojmë dhe të ecim para, tek ekipi mendoj për statistikë. Këtu mendoj vetëm të fitojmë me Kombëtaren”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll