Sport

Kapiteni Hysaj: “Çekia e kishte përgatitur ndeshjen sikur të ishim Spanja!”

“Duhet të besojmë që kemi arritur një nivel të lartë dhe të punojmë që të mbetemi në nivelin e lartë”.

12 Tetor 2024, 00:01 Nga DOSJA
Kapiteni Hysaj: “Çekia e kishte përgatitur ndeshjen sikur

ÇEKI - Shqipëria u mposht me rezultatin 2-0 nga Çekia, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas kësaj përballje, për Tv Klan, foli edhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i djathtë deklaroi se vendasit treguan shumë presion nga fillimi dhe ia dolën të shënojnë. Sipas Hysajt, Çekia e kishte përgatitur ndeshjen ndaj Shqipërisë, dikur të ishte përballë Spanjën.

“E dinim që Çekisë i kishin mbetur në kokë ndeshjet e kaluara me Shqipërinë. Ishin më të motivuar në kokë se ne. Në fillim treguan shumë presion. Kështu u pësuan golat, nga krosimet. Duhet të kuptojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim. E kishim rastin për të barazuar dhe më pas mund të fitonim.

Pësuam golin e dytë dhe aty sikur na u prenë këmbët. Jemi një skuadër e fortë dhe duhet të kemi besim. Çekia e kishte përgatitur ndeshjen aq fort sot, sikur të ishim Spanja. Duhet ta besojmë që kemi arritur në një nivel të lartë dhe të punojmë që të mbetemi në nivelin e lartë.

Ata na merrnin çdo top të dytë dhe ne ishim 50 metra mbrapa. Duhet të ishim më mirë të vendosur te topat e dytë. Nuk kemi ndonjë rënie. Me Ukrainën luajtëm shumë mirë, po ashtu edhe me Gjeorgjinë. Unë di që kemi bërë mirë në dy ndeshjet e kaluara. Duhet të kemi besimin dhe të mos kalojmë në momente të vështira. Ne kemi arritur diçka dhe ta mbajmë kokën lart”,- deklaroi Hysaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll