Sport

Lamtumira e Lukas Podolskit kthehet në një tragjedi, përplasjen tifozët... ka të plagosur

Lukas Podolski, legjenda e futbollit gjerman, kampion bote në vitin 2014 dhe figurë emblematike e FC Këlnit, i dha lamtumirën futbollit profesionist këtë të enjte në një ndeshje speciale për nder të tij. Një festë e njollosur nga një ngjarje tragjike, ku një tifoz u godit me thikë pranë stadiumit dhe u plagosën 9 policë.

11 Tetor 2024, 15:51 Nga DOSJA

Lamtumira e Lukas Podolskit kthehet në një tragjedi, përplasjen

GJERMANI - Ishte një ditë që duhej të ishte festive, duke shënuar lamtumirën e Lukas Podolskit, legjendës së futbollit gjerman dhe figurës emblematike të FC Këlnit, në një ndeshje të veçantë për nder të tij. Por, kjo festë u njolloset nga një ngjarje tragjike, një tifoz u godit me thikë pranë stadiumit dhe u plagosën 9 policë.

Një ndeshje miqësore, ku u përball me Këlnin me një “Team Poldi” para 50 mijë njerëzve, i shoqëruar nga disa ish-shokët e tij si Manuel Neuer, Per Mertesacker, Christoph Kramer, por edhe trajnerët gjermanë Hansi Flick dhe Joachim Löw.

Ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales së Këlnit, ku kanë shpërthyer përleshjet mes dy grupeve rivale të tifozëve. Viktima, një 32-vjeçar polak, u plagos rëndë me një goditje me thikë. I dërguar me urgjencë në spital, gjendja e tij u konsiderua kritike.

Situata degjeneroi aq sa edhe policia u plagos në përpjekje për të rivendosur qetësinë. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunimin e dëshmitarëve për të çuar përpara hetimet, një i ri 17-vjeçar, gjoja bashkëpunëtor, u arrestua me gjak në rroba.

Autoritetet lokale hapën me shpejtësi një hetim, për të kuptuar arsyet e kësaj dhune. Ky incident i trishtë tronditi fansat e pranishëm dhe organizatorët e ngjarjes, aq më tepër që Lukas Podolski, me origjinë nga Polonia, kishte shpresuar për një moment mbledhjeje dhe gëzimi për lamtumirën e tij.

Me lot në sy dhe me mikrofon në dorë, ish-lojtari i Bajern i Mynihut dhe Arsenalit foli disa fjalë për shikuesit në fund të ndeshjes: “Ka mbaruar me fushën, por sigurisht që do të shihemi sërish jashtë fushës, në tribuna apo jashtë. Dikur një tifoz i Këlnit, tani gjithmonë një tifoz i Këlnit.

Do të thotë shumë për mua që kaq shumë fansa duan të vijnë dhe të shijojnë këtë mbrëmje të veçantë me mua. Është një deklaratë e fundit dashurie për këtë qytet të veçantë, për klubin me tifozët e tij fantastikë, për bashkëlojtarët e mi për kaq shumë vite dhe për njerëzit e tjerë që kanë shoqëruar rrugëtimin tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 15:32

Dani Carvajal operohet me sukses…

SPANJE - Real Madridi ka komunikuar këtë të premte për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer nga mbrojtësi i krahut të djat...