Sport

Sulmuesi i Padovës dënohet me 3 vjet e 4 muaj për një sulm seksual…

Dënimi i shkallës së parë është për fakte që datojnë në vitin 2018: avokati mbrojtës njoftoi ankesën

11 Tetor 2024, 12:11 Nga DOSJA

Sulmuesi i Padovës dënohet me 3 vjet e 4 muaj për një sulm

ITALI - Michael Liguori, krahu i djathtë i Padovës dhe lojtari më i talentuar në skuadrën e Andreolettit që luan në Serinë C, u dënua dje në shkallë të parë nga Gjykata e Teramos me 3 vjet e 4 muaj burg për një sulm seksual, pas ngjarjeve që datojnë në 2018.

Gjyqtarja pranoi kërkesën e prokurorisë, sipas të cilës futbollisti, së bashku me një shok të tij, të dy nga nëntëmbëdhjetë vjeç në atë kohë, abuzuan me dy vajza të mitura. Nga ana e tij, Liguori është mbrojtur gjithmonë, duke folur për një marrëdhënie konsensuale.

Padova nuk e ka komentuar lajmin për momentin: lojtari mbetet në skuadër, megjithatë prezenca e tij në ndeshjet e ardhshme të klubit venecian, duket e vështirë. Avokati i tij mbrojtës, Mauro Gionni, në rubrikën e “Il Centro” në edicionin Teramo ka bërë të ditur se do të apelojë, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë.

Faktet, siç u përmend, datojnë në vitin 2018, kur Liguori sapo ishte larguar nga sektori i të rinjve të Pescara-s. Së bashku me shokun e tij, gjithashtu i dënuar, ai kishte rregulluar takimin me dy vajzat për një mbrëmje në Alba Adriatica.

Sipas prokurorisë, të dy kanë abuzuar me të njëjtat femra që kanë bërë kallëzim, pas asaj mbrëmjeje. Avokati Mauro Gionno, avokati i Liguorit, njoftoi apelin, duke pretenduar se nuk kishte pasur dhunë, aq më pak kërcënim, atë mbrëmje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 11:08

Gjendet makina e vjedhur e Politanos

ITALI - Është gjetur nga policia makina e vjedhur e sulmuesit të Napolit, Matteo Politano. Makina u gjurmua në një...