Sport

Cannavaro: “Conte është i qartë në ide, Napoli është favorit për skudeton”

Ish-“Topi i Artë” flet me superlativa për trajnerin e Napolit, me të cilin ka punuar vite me parë

11 Tetor 2024, 11:19 Nga DOSJA

Cannavaro: “Conte është i qartë në ide, Napoli

ITALI - "Conte është një trajner shumë vendimtar, me ide shumë të qarta. Ai e di që ka marrë një ekip të fortë. Nëse më pas shtojmë se klubi ka bërë një investim prej 150 milionësh, ekipi është edhe më i fortë.

Conte është i mirë në dhomat e zhveshjes. Ai e di se si të futet në kokën e lojtarëve. Ai është i mirë me presidentët dhe i qartë me tifozët”.

Kështu u shpreh Fabio Cannavaro, fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2006, duke folur mbrëmë në edicionin e shtatë të Festivalit Sportiv, që po zhvillohet në Trento dhe do te zgjasë deri të dielën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 11:08

Gjendet makina e vjedhur e Politanos

ITALI - Është gjetur nga policia makina e vjedhur e sulmuesit të Napolit, Matteo Politano. Makina u gjurmua në një...