Sport

Erling Haaland do të bëhet baba: njoftimi ka ardhur nga një post në Instagram!...

Haaland u bë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit norvegjez me 34 gola në 36 ndeshje. 

11 Tetor 2024, 12:25 Nga DOSJA

Erling Haaland do të bëhet baba: njoftimi ka ardhur nga një post

NORVEGJI - Erling Haaland do të bëhet së shpejti baba. Këtë e ka bërë të ditur vetë sulmuesi i Manchester Cityt në Instagram, pas ndeshjes Norvegji-Slloveni (rezultati final 3-0).

“Urime Erling Haaland dhe të dashurës së tij Isabel Haugseng Johansen, të cilët kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të pare,” ka shkruar City_Xtra.

Ishte një natë për t'u mbajtur mend për ish-lojtarin e Salzburgut, i cili u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit norvegjez me 34 gola në 36 ndeshje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 11:08

Gjendet makina e vjedhur e Politanos

ITALI - Është gjetur nga policia makina e vjedhur e sulmuesit të Napolit, Matteo Politano. Makina u gjurmua në një...