Sport

Gjyqtarja turke e pezulluar për seks me shefin e saj, mbrohet: “Është fallco, e kanë krijuar me inteligjencë artificiale”...

Ditët e fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e dyshuar seksuale e saj me një vëzhgues arbitrash

11 Tetor 2024, 15:00 Nga DOSJA

Gjyqtarja turke e pezulluar për seks me shefin e saj, mbrohet:

TURQI - Ditët e fundit futbolli turk është tronditur nga një rast, i cili trajtohet me shumë maturi nga mediat vendase, por që ka jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare, veçanërisht në Spanjë. 

Elif Karaarslan, një gjyqtare futbolli, është akuzuar se është subjekt i një kasete seksuale me një vëshgues arbitrash në Turqi. E pezulluar nga çdo lloj roli, ajo mbrohet: “Është fallco, e kanë krijuar me inteligjencë artificiale”. 

Njëzet e katër vjeç, e diplomuar për shkencat sportive, gjyqtare e ndeshjeve të futbollit të vogël në rajonin e Stambollit, Elif u pezullua nga federata e arbitrave për shkak se ditët e fundit kishte qarkulluar një video e supozuar seksuale e saj me Oran Erdemir, 61 vjeç, një vëzhgues arbitrash. “Kjo është padyshim një video e manipuluar nga AI”, pohon avokati i saj në një deklaratë. 

"Kam një betejë të gjatë ligjore përpara, por do ta kapërcej në mënyrën më të fortë, - thotë Elif Karaarslan, profili i së cilës në Instagram ka pasur një bum ndjekësish orët e fundit. - Të qarat nuk janë për mua. Gruaja në atë video nuk jam unë, dhe e gjithë kjo çështje është një ofendim i rëndë për nderin tim, unë jam vetëm një nga shumë femrat e dëmtuara, shpresoj të jem e fundit,”- thotë ajo. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2024, 11:08

Gjendet makina e vjedhur e Politanos

ITALI - Është gjetur nga policia makina e vjedhur e sulmuesit të Napolit, Matteo Politano. Makina u gjurmua në një...