Art&Argëtim

Korab Shaqiri paracakton Elvana Gjatën si fituese të Festivalit, që në natën e parë: Bravo, suksese në Eurovizion (Foto)

20 Dhjetor 2019, 10:59 Nga DOSJA

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, është mbajtur nata e parë e Festivalit të RTSH-së. Festivali është prezantuar në “Pallatin e Kongreseve” ku performuar 10 këngë.

10 artistët, prezantuan këngët e tyre konkuruese për çmimin e ‘Festivalit të këngës’. Ndër performancat që lanë përshtrypje ishte ajo e Elvana Gjatës me këngën pjesmarrëse “Me tana”.

Këngëtari dhe kantautori i njohur, Korab Shaqiri,  mendon që kënga që duhet të shpallet fituese në Festivalin e Këngës në RTSH është pikërisht ajo e Elvanës.

Me anë të një postimi që ai ka bërë në Instagranm, ka ndarë me ndjekësit e tij pëlqimin që ka për këngën e Elvanës. Shaqiri shkruan se është hera e dytë që  ka shpresë për një pozitë të mirë në “Eurovizion”, pas asaj të Rona Nishliut.

Ajo që bie në sy dhe  habit në reagimin e Korabit është fakti që ai i uron Elvanës suksese për në Eurovizion ndërkohë që është mbajtur vetëm nata  e parë  e Festivalit dhe akoma nuk është shpallur fitusi.

Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do  të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

m.p; a.c/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata eurovizion festivali i këngës korab shaqiri elvana gjata eurovizion festivali i këngës korab shaqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Dhjetor 2019, 07:34

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë  e Festivalit të Këngës në RTSH,  ku mes këngëtarëve pjesëmarrëse kishte edhe të ftuar special.Duke qe...