Art&Argëtim

Dy shqiptaret që nuk u bënë kurrë bashkë/ Rita dhe Dua nuk i flasin njëra-tjetrës, Dukagjin Lipa kërkon t’i pajtojë m

20 Dhjetor 2019, 09:59 Nga DOSJA
Dy shqiptaret që nuk u bënë kurrë bashkë/ Rita dhe Dua

TIRANË- Është përfolur shumë herë kohët e fundit për raportin mes dy këngëtareve shqiptare me famë botërore  Dua Lipa dhe Rita Ora. Në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se dy artistet e njohura nuk flasin me njëra-tjetrën.

Shkak për këtë zënk mendohet të ketë qenë momenti pasi Rita arriti të bëhej e famshme dhe më pas nuk ndihmoi  edhe Duan të ndiqte po të njëjtën rrugë si ajo.

Por megjithatë motivin e vërtetë e dinë vetëm ato, pasi asnjëra nuk ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje.

Së fundmi teksa ka ardhur koha të pajtohen e të mbështesin njëra-tjetrën si dy shqiptare në botë, duket  se është i ati i Duas, Dukagjin Lipa, ai i cili po mundohet të bashkojë dy këngëtaret, duke iu treguar atyre miqësinë që kanë pasur para shumë vitesh dy gjyshërit e artisteve në fjalë.

“Babai im Seit Lipa dhe zoti Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë bashkë në vitin 1960 në Pejë.”- shkruan Lipa.

Ndërsa  në këtë foto mjaft domethënëse të dy zotërinjve, ka pasur edhe komente pikante.

“Shumë bukur, e çuditshme është se mbesat e këtyre dy figurave nuk i pamë bashkë kurrë”.A do t’i shohim ndonjëherë?”- është një nga komentet që nxjerr në pah mungesën e bashkëpunimit mes dy shqiptareve që i njeh e gjithë bota.

 

 

My dad, Seit Lipa and Mr. Besim Sahatçiu. Grandfathers of @dualipa and @ritaora having a drink in 1960s city of Peja. #grandfathers #friends

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on


A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dukgjin lipa rita ora dua lipa dukgjin lipa rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Dhjetor 2019, 07:34

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë  e Festivalit të Këngës në RTSH,  ku mes këngëtarëve pjesëmarrëse kishte edhe të ftuar special.Duke qe...