Art&Argëtim

20 Dhjetor 2019, 07:34 Nga DOSJA

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë  e Festivalit të Këngës në RTSH,  ku mes këngëtarëve pjesëmarrëse kishte edhe të ftuar special.

Duke qenë se për këtë edicion të 58 të  Festivalit të RTSH, është folur gjatë dhe u premtua nga vetë organizatoret, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu se do të shkojë gjithçka perfekt, duket se që prej natës së parë kishte mangësi dhe momente që nuk shkuan  dhe fort mirë.

Në momente të ndryshme teksa Alekta po prezantonte artistët, hasi probleme që tek mikrofoni. Ajo nuk arrihej  të dëgjohej mirë nga spektatorët në skenë por edhe prej teleshikuesit nga shtëpia.

Këtë moment por edhe shumë momente të tjera të tilla, Olti Curri i ka komentuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Pas performancës  së këngtarit italian Mahmood , skena duartrokiti fort më shumë  se ç’duartrokitën për këngëtarët shqiptarëm, e në këtë moment Alketa tha se ky moment i duket sikur të ishte në Sanremon.

“Ky festival ngjan me Sanremon aq sa ngjan kaçkavalli  i blerë te lagjia, me Parmigiano Reggianion. Ky festival i këtij viti ngjan  me atë të  vitit të shkuar, ose dy viteve të shkuara, ose tre, katër, pesë…”– ka shkruar  Olti.

Kujtojmë që për prej momentit kur u bë me dije se ky Festival do organizohet na dyshja Grabocka-Vejsiu, pati shumë zëra pasi u  zbulua që Elvana Gjata do të jetë edhe fituesja e këtij viti, gjë që shkaktoi shumë zhurmë.

Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu festivali i 58-të i rtsh mahmood olti curri rtsh sanremo vera grabocka alketa vejsiu festivali i 58-të i rtsh mahmood olti curri rtsh sanremo vera grabocka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Dhjetor 2019, 13:43

TIRANË- Sara Gjordeni një prej moderatoreve shqiptare më të njohura dhe të komentuara në median rozë, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale nga ku ndan ...