Art&Argëtim

‘Do befasoheni’, suprizat e horoskopit për sot: Do të ndiheni krejtësisht në një botë tjetër

20 Dhjetor 2019, 06:35 Nga DOSJA
‘Do befasoheni’, suprizat e horoskopit për sot: Do të

DASHI: Mos u largoni nga rruga juaj, sidomos në fushën e dashurisë. Nëse jeni pranë dikujt, por nuk jeni lidhur ende, nuk është dita e duhur për të marrë ndonjë vendim të caktuar. Mendoni si të veproni me maturi për ecurinë e lidhjes në vijim.

DEMI: Do të ndiheni të çuditshëm sot. Do të jetë e nevojshme të qëndroni pak kohë vetëm. Gjatë gjithë javës keni qëndruar të rrethuar nga njerëz të shumtë. Është momenti t’i kushtoni më shumë kohë vetes.

BINJAKËT: Sot do të jeni të fokusuar kudo, përveç punës. Do të frymëzoheni nga gjëra të reja. Lëreni intuitën t’ju udhëheqë dhe do të kaloni një ditë mjaft të mirë. Sa i përket dashurisë, do të jetë një ndër ditët tuaja më të mira.

GAFORRJA: Të gjithë e dinë sesa shumë jeni të lidhur me familjen tuaj dhe sesa shumë i doni miqtë e afërt. Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër me familjen tuaj. Sa i përket anës profesionale, nuk rekomandohet të merrni vendime.

LUANI: Sot do të befasoheni nga veprimet tuaja. Do të përfshiheni në disa çështje që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Megjithatë, bëni kujdes, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

VIRGJËRESHA: Do të kaloni një ditë të këndshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Çfarëdo gjëje që do të zgjidhni të bëni sot, do të argëtoheni pafund. Sa i përket marrëdhënies në çift, po përjetoni momentet më të bukura të lidhjes suaj.

PESHORJA: Shumë persona ju konsiderojnë misteriozë. Disa prej tyre do të përpiqen të kuptojnë më shumë prej jush. Përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë dhe do të mund të përfundoni ato çfarë keni planifikuar.

AKREPI: Do të zgjoheni plot energji. Do të jeni aktiv si në aspektin personal, ashtu edhe atë profesional. Ekziston mundësia të jeni ideatori i një aktiviteti mes miqsh, gjë që do të pritet me shumë kënaqësi.

SHIGJETARI: Do të ndiheni krejtësisht në një botë tjetër. Do të keni dëshirë të meditoni ose të bëni joga. Shpenzoni kohë duke u kujdesur për veten dhe harrojini për disa momente çështjet që mund t’ju shqetësojnë.

BRICJAPI: Ekziston mundësia që të keni interes për gjëra, për të cilat më parë as që i kishit menduar. Do të impresionoheni nga mendimet gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të zhvilloni një bisedë të ngrohtë me një person që ju e preferoni shumë.

UJORI: Disa rrethana të pashmangshme mund t’ju përballin me probleme. Megjithatë, ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin sot një vendim të rëndësishëm. Ndërsa të lindurit e kësaj shenje që janë çift, ka gjasa të përjetojnë momente të veçanta.

PEQSHIT: Ka gjasa të kaloni një ditë të qetë me familjen tuaj. Nëse disa persona në punë ju bëjnë të ndiheni keq, zgjidhja më e mirë është t’i shmangni ata. Mos i kushtoni rënësi gjithçkaje që mund të flitet përreth.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi 20 dhjetor 2020 horoskopi per sot parashikimi i yjeve horoskopi 20 dhjetor 2020 horoskopi per sot parashikimi i yjeve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Dhjetor 2019, 13:43

TIRANË- Sara Gjordeni një prej moderatoreve shqiptare më të njohura dhe të komentuara në median rozë, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale nga ku ndan ...