Aktualitet

E masakrôi me thikë teksa po hapte lokalin, Policia: Autori i vrasjês në Korçë është një 18-vjeçar (EMRI+FOTO)

20 Dhjetor 2019, 07:52 Nga DOSJA
E masakrôi me thikë teksa po hapte lokalin, Policia: Autori i

KORÇË- Një person është arrestuar sot nga Policia e Korçës dhe akuzohêt si autori i vrasjes së Flamur Bucit në fshatin Mbroje. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se  i arrestuari është shtetasi Devis Hoti 18 vjeç i dënuar më parë për “plagosjê të rëndë me dashje”.

Policia shton më tej se i riu akuzohêt për vrasjê me dashje, pasi ka masakruar me thika pranë dyqanit të tij Flamur Bucin mëngjesin e djeshëm.

NJOFTIMI I PLOTË

Ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:  D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”. Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Flamur Duci u gjet mëngjesin e djeshëm i vdekûr pranë lokalit të tij. Ai kishte shenja në trup dhe sipas hetimev është vrarë me thikë. Banorët e fshatit kanë hedhur dyshime se vrasja ka ardhur për shkak se ai ishte divorcuar pak vite më parë me gruan dhe mund të jetë një hakmarrje e të afërme të saj. Policia ndërkohë ka arrestuar një person si autorin e krimit të rëndë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur buci krimi ne mbroje vrasja në korce flamur buci krimi ne mbroje vrasja në korce

Sondazh

Poll