Art&Argëtim

“Gjest 15-vjeçarësh”, Lorenci flet se çfarë i bëri Kejsi pas pikëve në “Kënga magjike 2018”

19 Dhjetor 2019, 15:37 Nga DOSJA

TIRANË- Lorenc Hasrama është një nga këngëtarët më të mirë në tregun shqiptarë, i cili është shumë aktiv në muzikë por edhe në rrjetet sociale.

Lorenc Hasrama ka qënë i ftuar në emisioni “Glamour Zone”, në këtë intevistë ka folur për tema të ndryshme, si për bashkëpunimin me Olsin në “Këngën Magjike 2018”, i cili pati një sukses të madh.

Kur moderatorja e ka pyetur atë për çështjen e pikëve, Lorenci tregoi se pati një keqkuptim me Kejsi Tolën.

Ai dhe Olsi nuk i dhanë pikë dhe kolegia e kishte hequr atë nga Instagram-i.

Lorenci e ka quajtur këtë gjest si një veprim prej 15-vjeçarje.

“Unë personalisht nuk do ja merrja për bazë asnjë njeriu edhe nëse nuk do më jepte pikë. Në momentin kur të konsideroj mike dhe artist të mirë, nuk kam asgjë me këngën tënde, por unë nuk të të jap ty tre pikë dhe duhet ta kuptosh këtë. Duke qenë se je brenda lojës, e kupton. Ju betohem unë nuk e kam parë kush më ka dhënë dhe kush s’më ka dhënë pikë. Kur e kam kuptuar më prapa si funksionon sepse unë dhe Olsi e kemi pasur debutim të parë, jam ndier keq për dikë dhe i kam thënë: Unë s’para them më fal por ndihem sikur kam bërë gabim kundrejt teje, ti duhet ta kuptosh se si është situata dhe më thotë sa mirë që e ke kuptuar që e ke prishur muhabetin. Ky person është Kejsi Tola dhe më ka hequr edhe nga “Instagrami” dhe më duket një gjë shumë 15-vjeçarësh. Po normal e hoqa dhe unë. Nuk kam asgjë me atë, e doja fort si person dhe nuk mund t’i jepja Kejsi Tolës vetëm 5 pikë. Një nga këngët që dëgjonim më shumë në makinë unë dhe Olsi ishte kënga e saj”, shprehet Lorenc Hasrama.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejsi tola kënga magjike 2018 lorenc hasrama kejsi tola kënga magjike 2018 lorenc hasrama

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Dhjetor 2019, 13:43

TIRANË- Sara Gjordeni një prej moderatoreve shqiptare më të njohura dhe të komentuara në median rozë, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale nga ku ndan ...