Sport

"Plangprishësi" Juventus rikthehet sërish në Shoqatën Evropiane të Klubeve…

Pasi ishte nismëtar i projektit të Superligës Evropiane, Juventusi është rikthyer në linjë duke u regjistruar përsëri në ECA.

10 Tetor 2024, 16:37 Nga DOSJA

"Plangprishësi" Juventus rikthehet sërish në

GREQI - Juventusi i është bashkuar sërish Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA). “Zonja e Vjetër” ishte larguar nga ky organ disa vite më parë, për të nisur projektin e vdekur të Superligës Europiane. 

“Jam i lumtur të mirëpres Juventusin në familjen tonë. Të gjitha klubet elitare në më shumë se njëzet vende janë sërish anëtarë të ECA-s”,- deklaroi në Asamblenë e ECA-s në Athinë, presidenti i shoqatës së fuqishme Nasser al-Khelaïfi, i cili është edhe president i PSG-së.

Nën drejtimin e Andrea Agnelli, ish-presidenti i tij deri në vitin 2023, Juventus ishte një nga dymbëdhjetë klubet, duke përfshirë Real Madridin, FC Barcelona, ​​AC Milan dhe Manchester United, që tentuan të nisnin në prill 2021 projektin e Superligës, që synonte të konkurronte dhe përmbys Ligën e Kampionëve. Kjo nismë u rrëzua përballë kërcënimeve nga UEFA dhe FIFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll