Sport

Kampioni i madh Rafael Nadal, në moshën 38-vjeçare, i thotë lamtumirë tenisit!...

Spanjoli do të luante në Davis Cup Final 8, si çift me Carlos Alcaraz nëntorin e ardhshëm.

10 Tetor 2024, 15:44 Nga DOSJA

Kampioni i madh Rafael Nadal, në moshën 38-vjeçare, i

SPANJE - Tenisi botëror ka humbur një nga fenomenet më të mëdha të dy dekadave të fundit. Spanjoli Rafael Nadal në fakt njoftoi tërheqjen e tij nga garat e tenisit mëngjesin e së enjtes, më 10 tetor.

Pasi përjetoi një 2024 të komplikuar, të karakterizuar nga pjesëmarrja e tij e fundit në Lojërat Olimpike Verore, 38-vjeçari nga Mallorca vendosi të varë raketën e tij në mur, ndërkohë që do të luante në nëntor në Davis Cup Final 8, si çift me Carlos Alcaraz. 

"Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t'ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit, - shpjegoi spanjoli në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Mendoj se nuk jam në gjendje të luaj pa kufizime. Natyrisht që është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë atë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund, prandaj mendoj se është koha e duhur për të përfunduar karrierën time më shumë se sa e imagjinoja."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rafa Nadal (@rafaelnadal)

Në gjendje të shënojë një epokë në duel me Roger Federer, Nadal mund ta mbyllë karrierën e tij, duke u mburrur me 22 fitore në turnetë Grand Slam, duke përfshirë 14 tituj në Roland Garros, 4 në US Open, 2 në Wimbledon dhe Australian Open.

Kësaj i shtohen edhe dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në teke dhe dyshe, si dhe pesë edicione të Kupës Davis, e cila do të përfaqësojë viaticumin e fundit të një karriere si kampion, e cila do të përfundojë në Malaga para publikut të tij. 

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll