Sport

Szczesny: "Nuk mund t'i thoja ‘Jo’ Barçës. Gruaja ime ishte më me ndikim"...

“Jo, jo, ai ka qenë i pari që më ka marrë në telefon. Fola me të për një kohë dhe nuk arritëm askund”.

10 Tetor 2024, 15:03 Nga DOSJA

Szczesny: "Nuk mund t'i thoja ‘Jo’ Barçës.

SPANJE - Gjatë intervistës së gjatë të dhënë për edicionin e sotëm të Mundo Deportivo, portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny foli për rikthimin e tij në fushë pas tërheqjes:

“Është një histori shumë e çuditshme për mua, sepse një ditë para se Ter Stegen të dëmtohej, isha 100% i sigurt se do t’i thoja ‘Jo’ gjithkujt. Kur mora një telefonatë nga Barça, ishte një ndjenjë ndryshe për Barcelonën, mendoj se nuk do ta kisha bërë për dikë tjetër”.

Keni folur me Barçën vite më parë?
"Asnjëherë, sepse nuk jam portieri tipik i Barcelonës. Por sa herë që luaja kundër Barçës, ndjenja ishte ndryshe nga çdo ndeshje tjetër. E di se çfarë do të thotë të jesh rival dhe kjo është e frikshme. Dhe tani do të jem në gjendje të zbuloj çfarë do të thotë të jesh një lojtar i vërtetë i Barcelonës”.

Ju ka bindur Lewandowski?
“Jo, jo, ai ka qenë i pari që më ka marrë në telefon dhe ka thënë “shiko, po të kishte mundësi, a do të dilje nga pensioni?”. Dhe unë fola me të për një kohë dhe nuk arritëm askund. Do të thoja se gruaja ime ishte më me ndikim, por nuk mund të them se ishte vetëm një person”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll