Sport

Nations League/ Shqipëria mbyll stërvitjet për sfidën me Çekinë dhe niset drejt Pragës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Çekisë.

10 Tetor 2024, 11:39 Nga DOSJA

Nations League/ Shqipëria mbyll stërvitjet për sfidën me

TIRANE - Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë.

Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u përqëndrua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, ku nuk munguan edhe goditjet në portë.

I gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike, teksa të gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë.

Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Pragës.

Ndeshja me Çekinë do të luhet të premten e 11 tetorit, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” dhe është e vlefshme për Nations League.

Sakaq, pasditen e sotme, në ora 18:30, trajneri Silvinjo dhe një nga lojtarët e skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare në Pragë për media për të folur për këtë ndeshje të rëndësishme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll