Sport

HETIMI/ Spalletti këshillon Inzaghin e Interit: “Ultras? Nëse nuk e njeh personin që të thërret, mund ta mbyllësh telefonin”

Trajneri i Azzurrëve i tërheq veshët trajnerit të Interit, i cili është përfshirë në përgjimet në hetim

10 Tetor 2024, 16:12 Nga DOSJA

HETIMI/ Spalletti këshillon Inzaghin e Interit: “Ultras? Nëse

ITALI - Luciano Spalletti gjithashtu ka fjalën e tij për hetimin që ka nisur për tifozët e Interit dhe  Milanit, dhe gjithashtu vuri në pikëpyetje Simone Inzaghin.

Gjatë një interviste të dhënë për Rai Sport, trajneri i kombëtares italiane i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit të zikaltërve, një paralajmërim për të parandaluar përsëritjen e disa situatave:

“Dikush të thërret në telefon, nuk e njeh, nuk ke pasur punë me të, mendoj se është e vështirë të shkëmbejmë fjalë. Unë i përgjigjem të gjithëve, madje edhe numrave që nuk i di, por më pas di edhe të mbyll telefonin.

Dhe ai, pasi kaloi nga Milani te Interi, dhe me një të kaluar në vende shumë të nxehta, si Napoli dhe Roma, duket se nuk e ka përjetuar kurrë një situatë të tillë: “Mund të them se nuk kam përjetuar kurrë situata si ato të Simone Inzaghit.

As në Milano dhe as në momente të tjera të karrierës sime nuk ka ndodhur, që dikush të më ketë telefonuar për këto gjëra, është diçka e re që më befasoi, sepse atëherë nuk e di se cilat ishin marrëdhëniet e mëparshme”.

Një përgjigje, ajo e Spallettit, për fjalët e trajnerit të Interit, i cili i dëgjuar nga prokurorët Paolo Storari dhe Sara Ombra, pranoi se kishte folur në telefon me Ferdicon, i cili kishte folën me të gjithë, si me trajnerin ashtu edhe me drejtuesit e klubit.

Dialogë, që sipas asaj që shpjegoi Inzaghi, ishin pjesë e dinamikës së njohur të marrëdhënies mes tifozëve të organizuar dhe ekipit. Megjithatë, trajneri i Interit, duke folur para prokurorëve, saktësoi se për shkak të atyre bisedave, ai nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga lideri i ultrasve dhe kërkesat e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll