Sport

Southgate: "Padyshim nuk do jem trajner vitin e ardhshëm. Jam i sigurt për këtë"...

Emri i tij është lidhur edhe me Manchester United, ku pozicioni i Erik Ten Hag është i lëkundur.

10 Tetor 2024, 14:05 Nga DOSJA

Southgate: "Padyshim nuk do jem trajner vitin e ardhshëm. Jam i sigurt

ANGLI - Gareth Southgate mbyll derën për një rol të ri të mundshëm si trajner. Ish-tekniku i Anglisë, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në finalen e Euro 2024, nuk do të rikthehet ende në fushë.

Emri i tij është lidhur edhe me Manchester United, ku pozicioni i Erik Ten Hag është sërish në balancë pas rezultateve të fundit zhgënjyese.

Trajneri, i cili foli në asamblenë e përgjithshme të ECA-s në Athinë, donte të sqaronte të ardhmen e tij: "Nuk do të jem trajner vitin e ardhshëm, me siguri, jam i sigurt për këtë. Më duhet kohë për të marrë vendime të mira. Jam me fat sepse ka shumë mundësi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll