Aktualitet

Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi për volumin e muzikës, lihet në burg Admir Beqiri: Isha i dehur!

Gjatë seancës Beqiri tha se se ka qenë i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer, duke pretenduar se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e kishte kontrolluar veten në momentin e ngjarjes.

10 Tetor 2024, 13:52 Nga N.F
Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi për volumin
Admir Beqiri

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur ditën e sotme për të lënë në burg Admir Beqirin, autorin e dyshuar të vrasjes së Gëzim Bizgjonit. Ky vendim nën drejtimin e gjyqtarit Fatmir Ndreu dhe me prokuroren Armida Kaçi erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjashtë, ku Beqiri goditi për vdekje 65-vjeçarin Bizgjoni, pas një konflikti për muzikën.


Gjatë seancës Beqiri tha se se ka qenë i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer, duke pretenduar se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e kishte kontrolluar veten në momentin e ngjarjes. Prokurorja Kaçi theksoi rëndësinë e masës së sigurisë duke argumentuar se rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe ndikimi i mundshëm në hetimet e mëtejshme e bën të domosdoshme mbajtjen në burg të autorit deri në përfundimin e procesit. Hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e saj. Admir Beqiri do të përballet me akuza për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

admir beqiri vrasja e gezim bizgjonit

Sondazh

Poll