Aktualitet

Dhunuan brutalisht policin bashkiak në Vlorë, babë e bir lihen të lirë me vendim të Prokurorisë

Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në pavijonin e kirurgjisë.

10 Tetor 2024, 10:59 Nga r.ll
Dhunuan brutalisht policin bashkiak në Vlorë, babë e bir lihen
bruno jazaj

VLORË- Një punonjës i policisë bashkiake të Vlorës, është dhunuar brutalisht nga dy persona, mbrëmjen e djeshme. Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në pavijonin e kirurgjisë.

Ndërkohë pas ngjarjes dy autorët, babë dhe bir, Todi dhe Kristi Sota janë lënë lirë me vendim të Prokurorisë së Vlorës.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës).

Polici i dhunuar ka treguar detaje nga spitali, lidhur me ngjarje ndërsa është shprehur se Kristi Sota dhe Todi Sota, babë e birë nga fshati Bestrovë e kanë dhunuar. Ai më tej ka thënë se është shumë i indinjuar përshkak se autorët janë lënë të lirë.

“Gangster që vë gjoba”, mësohet se i kanë thënë dy autorët, por Jazaj deklaron se kishte 4 muaj operator dhe jo në terren. Ai më tej shtoi se e kanë dhunuar derisa ka humbur ndjenjat. Jazaj tha se ka qenë i pavetëdijshëm për dy orë. 

bruno jazaj prokuroria e vlores todi sota kristi sota

Sondazh

Poll