Aktualitet

E telefononte shpesh duke i prishur qetësinë, procedohet penalisht 48-vjeçarja në Dimal pas denoncimit të avokatit të saj

Sipas njoftimit të policisë, procedimi penal për 48-vjeçaren me iniciale M.K. ka nisur pasi avokati i saj nga Tirana e ka denoncuar se e shqetësonte vazhdimisht dhe nuk e linte rehat.

10 Tetor 2024, 11:16 Nga N.F
E telefononte shpesh duke i prishur qetësinë, procedohet penalisht
Foto ilustruese

DIMAL- Një grua nga Dimali është proceduar penalisht pas denoncimit të avokatit të saj. Sipas njoftimit të policisë, procedimi penal për 48-vjeçaren me iniciale M.K. ka nisur pasi avokati i saj nga Tirana e ka denoncuar se e shqetësonte vazhdimisht dhe nuk e linte rehat.


“Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 48 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike keqdashëse, i ka prishur qetësinë përfaqësuesit të saj ligjor, shtetasit E. P., 60 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

dimal procedim penal denoncim i avokatit

Sondazh

Poll