Aktualitet

U mbyt nga bashkëshorti në Itali/ Flet babai i Eleonora Tocit: E kam vrarë unë me dorën time! E dërgova për së dyti tek ai burrë

Babai i Eleonora Tocit, Met Gjura nuk arrin dot të flasë ndërsa dhimbjen e ka edhe më të madhe pasi ndihet fajtor se lejoj vajzën e tij të rikthehet edhe një herë me burrin e saj i cili tashmë është vrasësi i saj.

10 Tetor 2024, 12:13 Nga N.F
U mbyt nga bashkëshorti në Itali/ Flet babai i Eleonora Tocit: E kam
Babai i 24-vjeçares

DIBËR- Një ditë më parë një lajm i hidhur ka tronditur fshatin Grezhdan në Peshkopi. Por lajmin më të hidhur e kishte familja e Gjura pasi morën vesh se vajza e tyre 24-vjeçare u mbyt nga bashkëshorti i saj në Itali.

Babai i Eleonora Tocit, Met Gjura nuk arrin dot të flasë ndërsa dhimbjen e ka edhe më të madhe pasi ndihet fajtor se lejoj vajzën e tij të rikthehet edhe një herë me burrin e saj i cili tashmë është vrasësi i saj.

Babai i 24-vjeçares u shpreh se ajo ishte divorcuar para disa muajsh me autorin, por ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin kërkuar pajtim. Ai shprehet se e vrau vajzën me duart e tij ndërsa shton se nuk duhet ta kishte lejuar të bashkohet me Tocin pas divorcit.


“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha ai.



 

vrasja e 24-vjeçarja shqiptare ne itali

Sondazh

Poll