Aktualitet

U mbyt nga bashkëshorti dy muaj pasi mbërriti në Itali, flasin banorët e fshatit ku jeton familja e 24-vjeçares: Ishte vajzë shumë e mirë

Një nga banorët u shpreh se familja e vajzës është shumë e mirë dhe janë të habitur se si ka ndodhur ngjarja. Ai gjithashtu shtoi se lajmin e kanë marrë vesh nga lajmet.

10 Tetor 2024, 11:44 Nga N.F
U mbyt nga bashkëshorti dy muaj pasi mbërriti në Itali, flasin
Banorët

PESHKOPI- Banorët në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e 24-vjeçares shqiptare Eleonora Toci që u vra nga bashkëshorti i saj flasin fjalët më të mira për familjen e saj dhe për të renë. Banorët u shprehën se vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi.

Një nga banorët u shpreh se familja e vajzës është shumë e mirë dhe janë të habitur se si ka ndodhur ngjarja. Ai gjithashtu shtoi se lajmin e kanë marrë vesh nga lajmet.


“Është familja e Met Gjurës, ajo ishte vajza e Metit, vajzë shumë e mirë. Jazëk i qoftë! Familje e keqe paskan qenë ata. Kanë pasur dy çuna. Sot në mëngjes e mora vesh, televizori e kishte dhënë. Jam habitur. Vajza shumë e respektueshme, shumë e mirë. Unë të jem e var autorin.  S’kam lidhje gjaku se babai i saj është i ardhur. Janë familje e thjeshtë, familje e mirë shumë. Habitem se si ka bërë vaki”, tha një banor.

Një banore tjetër u shpreh se vajza ishte martuar dhe kishin dy djem ndërsa skishte dy muaj që kishte shkuar në Itali.

“Për vajzë, për familje, s’kemi komente. Është shumë familje e shtruar. Se si u ka ardhur nuk e di. Kur e mora vesh më ka ikur truri. Unë di të flas për familjen, e shkëlqyer, në punë të vetë, në hall të vetë. Mos i bëftë kujt vaki. Na ka ra keq, fëmijë kemi të gjithë. Në Itali tani shpejt kanë ikur se këtu është e martuar. S’ka dy muaj. Dy çuna kishin”, tha një grua.

Banorët shprehen të keqardhur për ngjarjen dhe nuk e dinë cilat kanë qenë arsyet që sollën deri në krimin makabër.

“Vajzë më e mirë nuk ka në botë. Mjerë baba i vetë!”, tha një tjetër banore.

vrasja e 24-vjeçares në itali

Sondazh

Poll