10 Tetor 2024, 12:03
Nga r.ll
pamje nga momenti i vrasjes
GREQI - Një vrasje e ndodhur pak ditë më parë në Athinë, ku dy vëllezër, qëlluan me thikë vdekje kushëririn e tyre, zbuloi një tjetër ngjarje po aq të rëndë. Enis dhe Aleksandros Loka pasi vranë kushëririn e tyre, Denis Lokën, deklaruan në polici se arsyeja e krimit ishte se viktima kishte abuzuar seksualisht me autorët, kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç dhe jetonin në Shqipëri.
Media greke "Protothema" ka zbardhur sot edhe dëshminë e plotë të dy autorëve, ku kanë treguar makthin e përjetuar 12 vite më parë në duart e viktimës, i cili dyshohet se i ka abuzuar seksualisht kushërinjtë e tij.
Autorët kanë përshkruar se si kushëriri 28-vjeçar i abuzoi kur ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç, ndërsa u shprehën se përdhunuesi i tyre nuk pushoi së shqetësuari deri pak kohë më parë. 19-vjeçari ka rrëfyer se vetëm para 3 vitesh, ka folur lidhur me tmerrin e përjetuar, pasi kishte vënë re se vëllai i tij i vogël ishte i mbyllur në vetvete dhe dyshoi se dhe ai mund të kishte kaluar të njëjtën gjë. Më tej tregoi se prindërit e tyre e kishin marrë vesh gushtin e vitit të kaluar.
“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri im ishte në një shtëpi aty pranë. Kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i vogël, nuk e kuptoja, por pak nga pak e ndjeva se diçka nuk ishte normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje përgjatë dy viteve. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe shumë i mbyllur.
Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se po e kaloja ngadalë. Ndërkohë nuk kisha folur me askënd. Ndërkohë, pashë që edhe vëllai im ishte shumë i mbyllur dhe nuk më fliste, mendova se edhe ai kishte përjetuar të njëjtën gjë. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri ishte përdhunuar. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur ia thamë. Të dy menduam se ai na kishte shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë. Ai e pranoi dhe tha se ishin gabime që bëmë ne djemtë. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh përmes mesazherit për të kërkuar falje për atë që ndodhi në të kaluarën. Të dielën mbrëma ai më kërkoi në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar dhe organizuam takimin në Fokionos Negri të hënën 10.07.2024, në orën 20:30-21:00”, ka deklaruar 19-vjeçari në dëshminë e tij.
Nga ana tjetër, 17-vjeçari ka konfirmuar fjalët e të vëllait, duke theksuar, njëkohësisht, se makthi për fëmijët nuk u ndal 12 vite më parë. Shpesh 28-vjeçari komunikonte me të duke dërguar mesazhe nga rrjetet sociale.
“LN është kushëriri ynë. Kur ishim të vegjël ai ngacmoi seksualisht mua dhe vëllain tim kundër dëshirës tonë në Shqipëri ku jetonim të gjithë bashkë. Që atëherë nuk e kam parë, por herë pas here më dërgon mesazhe në aplikacionin Instagram dhe më pyet se çfarë po bëj. Sot na tha që të takohemi të gjithë bashkë në mbrëmje në rrugën Chanion. E kisha me vete një thikë për siguri”, ka rrëfyer në dëshminë e tij 17-vjeçari.
Në dosjen e çështjes përfshihen dy fotografi me qark të mbyllur të një dyqani në zonën ku ndodhi vrasja, nga ku u identifikuan dy autorët.


vrasje ne athine denis loka aleksandros loka enis loka
kypseli2
kypseli1
Aktualitet
10 Tetor 2024, 11:44
N.F
Banorët
PESHKOPI- Banorët në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e 24-vjeçares shqiptare Eleonora Toci që u...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 11:16
N.F
Foto ilustruese
DIMAL- Një grua nga Dimali është proceduar penalisht pas denoncimit të avokatit të saj. Sipas njoftimit të po...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 11:13
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca paraprake gjyqësore ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është shtyrë ...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 10:58
N.F
Eleonor Toci
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares shqiptare, Eleonor Toci nga bashkëshort...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 10:59
r.ll
bruno jazaj
VLORË- Një punonjës i policisë bashkiake të Vlorës, është dhunuar brutalisht nga dy persona, mbrëm...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 10:43
N.F
magazina
TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Selitë ku u vendosën në pranga ...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 10:32
r.ll
snajperiste
TIRANË- Kryeqyteti është blinduar me forca sigurie për ardhjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoga...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 10:04
N.F
Bruno Jazaj
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e punonjësit të policisë bashkiake në Vlor&e...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 10:13
r.ll
luiz ejlli
FIER- Gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokurorisë ka dënuar me 1 vit burg, Luiz Ejllin. Sipas njoftimit të gjykat...
Aktualitet
10 Tetor 2024, 09:49
N.F
Pamje nga ngjarja
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse e cila u regjistrua pak ditë më par&eu...