Sport

Harry Kane do jetë zëvendësues në ndeshjen ndaj Greqisë për Nations League...

I dëmtuar lehtë gjatë barazimit të Bayern ndaj Frankfurtit (3-3), Harry Kane do të jetë zëvendësues në ndeshjen e Nations League mes Anglisë dhe Greqisë, mbrëmjen e kësaj të enjte.

10 Tetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Harry Kane do jetë zëvendësues në ndeshjen ndaj Greqisë

ANGLI - Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, ka zbuluar se Harry Kane nuk do të jetë në skuadrën fillestare për ndeshjen e së enjtes në Nations League kundër Greqisë.

“Harry po kuron një dëmtim, një gungë të vogël. Ne nuk do të rrezikojmë,- tha Carsley. - Nuk po e përjashtojmë ende nga ndeshja, por ai nuk do ta fillojë lojën si titullar”.

Pasiguri edhe për ndeshjen ndaj Finlandës

Harry Kane u lëndua në një përplasje me Bayern Munich gjatë ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt (3-3) fundjavën e kaluar në Bundesligë. Sulmuesi 31-vjeçar, golashënuesi më i mirë në historinë e “Tre Luanëve” (68 gola), nuk ka mundur të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës që nga e hëna.

“Shpresoj se ai do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen e së dielës kundër Finlandës, por sërish koha do ta tregojë. Nuk mendoj se ka nevojë për nxitim”, shtoi Carsley.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll