Sport

Deklarata e Özil kundër Kinës, Sekretari amerikan i Shtetit i del në mbrojtje: E vërteta do të dalë në dritë

17 Dhjetor 2019, 21:08 Nga DOSJA
Deklarata e Özil kundër Kinës, Sekretari amerikan i Shtetit i del

TURQI- Mesut Özil, futbollisti i Arsenal pak ditë më parë me anë të një deklarate, kundërshtoi shtetin e Kinës për keqtrajtim të minoritetit ujgur. Futbollisti turko-gjerman u shpreh se në Kinë digjet Kurani, ndërsa komuniteti ujgur nuk lejohet të shkojë në xhami.

Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga Kina, e cila në fundjavë nderpreu sinjalin e transmetimit Arsenal-Manchester City në mënyrë që të mos shfaqej portreti i Özil. Një veprim i tillë ka bërë jehone deri në zyrat e presidencës amerikane.

Sekretari i Shtetit Majk Pompeo mbështeti qëndrimim e lojtarit dhe me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter, Pompeo nënvizoi:

“ Partia Komuniste e Kinës me propagandën e saj mund të censurojë Mesut Özil dhe ndeshjet e Arsenal për gjithë sezonin, por e vërteta do të dalë në dritë. Kina nuk mund të fsheh më abuzimet me Të Drejtat e Njeriut kundër ujgurëve dhe besimeve të tjera fetare”,shkruan kështu zyrtari i lartë i shtetit amerikan.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport mesut ozil mike pompeo mesut ozil mike pompeo

Sondazh

Poll