Sport

El Clasico, mbyllet pa fitues Barcelona-Real Madrid, rezultat që nuk ishte parë që nga 2002

18 Dhjetor 2019, 21:44 Nga DOSJA
El Clasico, mbyllet pa fitues Barcelona-Real Madrid, rezultat që nuk ishte

SPANJË- Barcelona dhe Real Madrid dhuruan spektakël në “Camp Nou” por jo gola. 90 minutëshi i El Clasicos përfundoi në 0-0, rezultat në fakt që nuk ishte parë që nga Nëntori i vitit 2002, pra 6235 ditë. Një rezultat që mund të konsiderohet si i padrejtë për madrilenët, të cilët dominuan dhe shkuan disa herë pranë golit. Për Messin kjo ishte ndeshja e 400 që nuk shënoi në 842 ndeshje që ka luajtur në skuadër dhe kombëtare.

“Pleshti” u mundua disa herë të shtynte skuadrën përpara por qe e pamundur. Real Madrid shënoi në minutën e 73-të, me anë të Bale, por që goli u vlerësua i parregullt për pozicion jashtë loje. Interesant ishte fakti se skuadra e Zidane luajti kundër Barcelonës sfidën e fundit, si kampionë të botës, titull që e mbajtën për 176 ndeshje rradhazi.  El Clasico u shty për disa minuta atje ku tifozët katalanas në shenjë proteste hodhën topa në fushë duke bërtitur, “Pavarësi për Katalunjën”.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona real madrid spanje barcelona real madrid spanje

Sondazh

Poll