Aktualitet

Vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Itali, dëshmitarja pa autorin: Ishte një burrë i dobët, veshur me të zeza! U largua me skuter, në fytyrë kishte diçka të errët

Para orës 21:00, besimtarët, prifti dhe anëtarët e grupit muzikor ishin mbledhur në Piazza Garibaldi, përballë Kishës së San Michele Arcangelo di Oratoio. Procesioni për Zonjën Rruzare ishte gati të fillonte, por u dëgjuan këmbanat dhe të shtënat.

9 Tetor 2024, 08:47 Nga N.F
Vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Itali, dëshmitarja pa autorin:
Shqiptari i vrare

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit shqiptar, Rezart Arshiaj. Nga dëshmitë e grumbulluara nga autoritetet italiane mësohet se autori ishte i dobët dhe i veshur me të zeza. Sipas dëshmisë së një prej muzikantëve që ndodhej në kishën pranë shtëpisë ku jetonte 37-vjeçari shqiptar autoi pasi ka kryer aktin e rëndë është larguar me skuter. Ndërsa autori gjithashtu kishte diçka të errët në fytyrë.

Para orës 21:00, besimtarët, prifti dhe anëtarët e grupit muzikor ishin mbledhur në Piazza Garibaldi, përballë Kishës së San Michele Arcangelo di Oratoio. Procesioni për Zonjën Rruzare ishte gati të fillonte, por u dëgjuan këmbanat dhe të shtënat.

Muzikantët shkuan përballë hyrjes së oborrit të shtëpisë së viktimës, i cili pak çaste më parë kishte parkuar furgonin, të regjistruar në emër të kushëririt të tij për arsye shtetësie. Ai u qëllua ndërsa ishte ende në sediljen e shoferit dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.


“Arritëm rreth orës 20:45″, shpjegon kryetarja e Filarmonisë Komunale G. Puccini të Cascina, Lisa Sgherri. “Dëgjuam tre të shtëna që në atë moment dukeshin si fishekzjarre. Më pas, një anëtare na tha se kishte parë, menjëherë pas të shtënave, një burrë të dobët të veshur me të zeza me një fytyrë të mbuluar, por nuk mbante mend nëse ishte nga një helmetë apo një maskë e errët, duke u larguar me një skuter”.

Më pas tregoi: “Ne vumë re një zotëri që po dilte nga oborri duke bërtitur që të thërrisnim policinë. Ndoshta ka qenë një nga fqinjët që më pas ka lajmëruar bashkëshorten Inën.”

 

vrasja e shqiptarit ne itali rezart arshiaj

Sondazh

Poll